Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, i hoqi vulat zyrtare nga lokali i vet

Një grua është arrestuar të dielën, rreth orës 19 e 30, në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka hequr nga lokali i vet vulat e vendosura nga inspektorati.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në mënyrë të kundërligjshme nga lokali i saj kishte larguar vulat e vendosura nga inspektorati kompetent”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, ndërkaq rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version