Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sonte rreth orës 19:28 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, oficeri i dhomës së kontrollit gjatë monitorimit të kamerave ka vërejtur se në krahun A/2 dhoma 07, njëri nga oficerët e këtij krahu pa autorizimin e lejuar, në mënyrë jo të rregullt, i është afruar dhomës dhe pasi ka biseduar përmes derës së mbyllur me të paraburgosurit e kësaj dhome, i njëjti është përulur dhe përmes fundit të derës ka futur gjera të dyshimta në dhomë.
Advertisement
Sipas njoftimit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, të cilët pas lokalizimit të oficerit të dyshuar dhe organizimit të bastisjes së dhomës, kanë arritur të gjejnë mjete të dyshimta.
“Lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për intervistim”, thuhet më tej në njoftim.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsionit – dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, përfundohet në njoftim.
PostAdss