Është arrestuar një burrë në Podujevë, pasi dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një grua.
Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “sulm seksual”.