Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë pasi largoi gruan nga shtëpia
Një burrë është arrestuar në dyshimet se e kishte larguar gruan nga shtëpia, shkruan prishtinapress.net
Gruaja ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore.
Në lidhje me këtë rast është marrë prokurori i shtetit dhe ka rekomanduar që pas intervistimit i njejti të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë
“Fushë Kosovë 26.04.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka larguar nga shtëpia viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.