Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin e lëshuar nga gjykata dhe i ishte afruar një gruaje distancën të cilën nuk e kishte të lejuar.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin e lëshuar nga gjykata dhe i ishte afruar ankueses në distancën të cilën nuk e kishte të lejuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.