Site icon PrishtinaPress

Arrestohet një 47-vjeçar në Kaçanik për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion një 47 vjeçar në Kaçanik, nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armëve.
I njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore ndërsa arma i është konfiskuar.

Ngjarja ka ndodhur pasi stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informacion se një person në një rrjet social ka shpërndarë një video ku shihej me një armë zjarri në brez.

“Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që sot, datë 30.08.2023 rreth orës 08:00 të identifikojnë personin e dyshuar L.B (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar”, është theksuar në njoftimin e Policisë.

Exit mobile version