Stacioni Policor në Viti, sot në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar S.Q. (viti i lindjes 2004).
Policia njofton se ai kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë muajsh, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’.
“I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.