Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) dhe zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë arrestuar në Bujanoc, një person të nacionalitetit shqiptar me inicialet A.B., nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit.
Sipas njoftimit të mediave serbe, tek i dyshuari është gjetur “një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni”.
“Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në zonën e ‘Kosovës dhe Metohisë’”, thuhet në njoftimin e BIA-s, e cila në faqen e saj zyrtare ka publikuar edhe fotografi nga arrestimi i shqiptarit të arrestuar.
Atij është caktuar masa e paraburgimit prej 48-orësh.