Arrestimin e saj e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se, sot në Prishtinë pas veprimeve operacionale të njësiteve relevante policore, është arrestuar një femër e cila dyshohet se është e përfshirë në një rast penal i cili ka ndodhur kohë më parë jashtë Kosovës. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme lidhur me rastin, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente”, bëri të ditur Krasniqi për lajmi.net.
Mediat franceze raportuan se të shtunën në krahinën e Juras në Francë u gjet i vdekur kosovari me inicialet A.K, 33-vjeç.
Trupi i pajetë u gjet në banesën e të ndjerit dhe u raportua nga fqinjët në polici.
Çifti ka prejardhje nga Prishtina. Nga ajo që raportuan mediat franceze thuhet se ata kishin pasur probleme edhe më herët.