Site icon PrishtinaPress

Arrestohet në Leposaviq ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, ishte në kërkim për dy vite

Një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb është arrestuar sot në Leposaviq, ka konfirmuar për KoSSev zëvendëskomandanti i PK-së për rajonin e veriut, Veton Elshani.

I arrestuari është G.S. të cilin policia e kërkon që nga viti 2021, për “shpërdorim të pozitës zyrtare”, pra marrje ryshfeti.

“Akuza ndaj tij për pranim të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare është ngritur në vitin 2020, por policia me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë e ka kërkuar që nga viti 2021”, tha Elshani.

Pas arrestimit, ai është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën Jugore.

Exit mobile version