Një falsifikues i dyshuar për shtypjen e bankënotave të rreme me vlerë të 11 milionë eurove u arrestua javën e kaluar në qytetin Italian të Napolit, tha të hënën Europoli.
Europoli tha se burri i arrestuar, emrin e të cilit nuk e publikoi, tashmë kishte shitur bankënota të rreme me vlerë të 8 milionë eurove në pjesë të ndryshme të Evropës dhe shtoi se policia kishte sekuestruar bankënota të falsifikuara me vlerë të gati 3 milionë eurove, kur e kishin bastisur vendin ku i dyshuari i shtypte bankënotat, raporton agjencia “Reuters”.
“Për më tepër, falsifikuesi i arrestuar besohet që është përgjegjës për mbi 27 për qind të të gjitha bankënotave të rreme në euro që janë zbuluar dhe janë nxjerrë në qarkullim vetëm në vitin 2023” – tha Europoli.
Europoli, organizatë me seli në Hagë, tha se edhe policia franceze ishte e përfshirë në arrestimin e këtij personi, sepse falsifikuesi kishte vënë në qarkullim shumë prej bankënotave false përmes Francës.