Policia ka njoftuar se sot gjatë patrullimit në Gjilan kanë ndaluar një person, S.J., shtetas serb.
Gjatë verifikimit ka rezultuar se ai ka qenë i kërkuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar lëshuar nga Mali i Zi për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Themelimi i organizatës kriminale”.
Ai është shoqëruar në Polici dhe më pas të gjitha veprimet do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.
Njoftimi i plotë:
Gjilan, 24 maj 2023
Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga Stacioni Policor Gjilan me datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra opracinale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb).
Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga shtati i Malit të zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rendë’’ dhe ,,Themelim i organizatës kriminale’’. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan.
Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.