3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet në flagrancë instruktori i një autoshkolle në Pejë, pranoi 500 euro për kryerje të testit me shkrim

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë iniciuar dy raste penale të enjten. Rasti i parë ka të bëjë me arrestimin e një 56-vjeçari, instruktor i një autoshkolle në Pejë.

I njëjti është arrestuar në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.

“Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘pranim i ryshfetit në sektorin privat’ dhe më pas, me akt- vendim të prokurorit të PTH-Pejë i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Rasti i dytë ka të bëjë me realizimin e një kontrolli në tri barnatore në Pejë, ku në dy prej tyre është gjetur një sasi e barnave pa banderola.

Janë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme.

Në prezencë të avokatit është intervistuar i dyshuari: N.Zh., (viti i lindjes 1987).

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’.

Me akt-vendim nga prokurorja, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img