-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet në Ferizaj personi që po kërkohej nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut

Sot policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se në Ferizaj në një lokacion,  po qendronte për disa ditë një person i paidentifikuar. Menjëherë hetuesit policorë kanë shkuar në vendin ku dyshohej se po qëndronte personi i panjohur dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pasi është intervistuar nga hetuesit policorë dhe është verifikuar përmes autoriteteve ndërlidhëse ka rezultuar se personi G.M, mashkull, i moshës 43 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut ishte i kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat penale:  ‘‘Mashtrimi” dhe Falsifikimi i dokumenteve”, me dënim burgimi 4 vjet e nëntë muaj, njofton policia.

“Pas kompletimit të dokomuntacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Republikës së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img