Është arrestuar militant i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Mjeku i cili kishte kërcënuar avokatin, Besnik Berisha. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Mjeku u arrestua nën dyshimin e veprës penale “kanosje”.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar vetë Berisha i cili thotë se kërcënimi nuk ka të bëjë me punën e tij si avokat por për zërin që e ngrit ndaj pushtetit.
“Po, është e vërtetë. E falëndëroj Policinë për reagimin e shpejtë dhe Prokurorinë për efikasitet në kapjen e të dyshuarit dhe ndalimin e tij. I besoj drejtësisë, nuk dua të komentoj më shumë.
Për korrektësi, kërcënimi nuk lidhet asgjë me punën time si avokat e as si pronar i mediumit, por siç duket militanti i partisë është shqetësuar për kritikat që unë në vazhdimësi i kam bërë për pushtetin dhe për këtë arsye ka vendosur të më kanos seriozisht”, tha Berisha.


Militanti siç mëson Insajderi e kishte kërcënuar avokatin derisa ishte duke ecur në këmbë. I dyshuari nga makina e kishte kanosur me fjalë dhe gjeste Berishën.

/GazetaSinjali/