1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është vënë në pranga Jurgis Çyrbja. Këtij të fundit, një javë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi edhe marrjen si të pandehur për “shpërdorim detyre”.

Megjithatë, SPAK bën të ditur se Çyrbja akuzohet për kryerjen e veprave penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, ka shkruar A2CNN.

NJOFTIMI I SPAK:

“Komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.”

Sa i përket akuzave për shpërdorim detyre, për ish-deputetin socialist ka dyshime për kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, qytet në të cilin ai u zgjodh edhe deputet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img