Site icon PrishtinaPress

Arrestohet kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga Policia në Podgoricë të Malit të Zi.

Sipas raportimit te CDM, ai ishte me fëmijët e tij në veturë kur është ndaluar nga policia. Pas ndalimit, ai është konfrontuar me policinë, që ka çuar deri te masa e arrestit.

Sipas mediumit, policia ka thënë se rasti po trajtohet dhe një njoftim do të lëshohet pas përfundimit të procedurave.

Exit mobile version