Arrestohet kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Ai është shoqëruar pak pas mesnate në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës.
Raportohet se Beleri është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave, dhe është shoqëruar rreth orës 00:15 në brendësi të restorantit të tij në Himarë.
Bashkë me Belerin mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve, operacioni është kryer nga SPAK.
Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë në një postim në rrjete sociale, Beleri kishte njoftuar takimin përmbyllës të fushatës këtë të premte.