-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet Jamarbër Malltezi, detyrim paraqitje për Sali Berishën

Jamarbër Malltezi është arrestuar mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinasit.

Raportohet se një masë e sigurimit personal është vendosur edhe ndaj ish-Kryeministrit të vendit Sali Berisha, e më konkretisht masa shtrënguese detyrim paraqitje, si dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i pallateve tek ish-kompleksi Partizani.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani për pastrim parash.

Mësohet se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian kur u ndalua nga autoritetet.

Me urdhër të SPAK janë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri, ndërsa më herët hetuesit e posaçëm kishin ushtruar kontroll në zyrën e Malltezit.

Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbrëmjen e sotme një konferencë për shtyp në orën 21:00./Tv Klan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img