Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.
Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se Gjici është arrestuar në banesën e tij nën akuzën e “Korrupsionit pasiv”, në bazë të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale.
Kanë qenë agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit ata të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e ish-kryebashkiakut.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Arrestimit i Gjicit vjen pas videoskandalit të publikuar në media më datë 16 qershor ku ai shihej duke pasur marrëdhënie intime me shtetasen Alma K. në ambientet e zyrës së tij në Bashkinë e Kukësit.
Në këmbim të favoreve seksuale Gjici i premtoi vajzës dhënien e një tenderi për kastrimin e qenve në bashkinë që ai drejtonte.