Departamenti i Policisë Speciale të Malit të Zi ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Slavko Stojanoviq, mëson “Vijesti”.
Stojanoviq është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve.
Në këtë aksion ka edhe persona të tjerë të arrestuar, si pjesë e të njëjtit rast.
Aksioni është duke u zhvilluar në disa lokacione në Mal të Zi.