Sot nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.
Ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve të stacionit Jugu, ajo që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:
A. P, mashkull, 21 vjeç.
Personi i arrestuar, dyshohet se me datën 17.01.2023, në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ka vjedhë një sasi të parave (rreth 3000 euro).
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.