Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka arrestuar të dyshuarin F.F, i cili po kërkohej për veprën penale “dhunim”.
Arrestimi i të dyshuarit është arritur 4 muaj pasi Policia lëshoi kërkesën për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e të dyshuarit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.12.2022 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Dhunim”, thuhet në njoftim.