Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 14:15 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar, 34 vjeçarin F.F.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim burgimi prej për gjashtëdhjetë (60) ditëve, ndërsa pagoi edhe një urdhëresë tjetër aktive në shumën prej katërqind (400) eurosh.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit” thuhet në njoftimin e DRP-së Ferizaj.