12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet i dyshuari që vodhi 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe në Gjakovë.

Sipas policisë rasti ishte raportuar me 22 maj 2023, nga një ankues mashkull i cili ka raportuar se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur në dy kasaforta para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal, dhe disa stoli të arit.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime (nga lokacione të ndryshme) dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: Xh.TH., i lindur në vitin 1975, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, i njëjti po dyshohet për veprën penale vjedhje e rëndë e kryer me 22 maj.
“Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit me çrast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img