Site icon PrishtinaPress

Arrestohet i dyshuari që shpërndau videon e aksidentit të djeshëm në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për postim të video-incizimit të aksidentit që ka ndodhur dje në Gjilan ku ka gjetur vdekjen një 24-vjeçar.

Në aksidenti e djeshëm janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima që më pas ka gjetur vdekjen.

Me vendim të prokurorit i dyshuari për postimin e video-incizimit në rrjetet sociale është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka bërë video-incizim  dhe postuar  direkt përmes rrjeteve sociale,  gjendjen e rëndë  të një personi  i cili ka pësuar aksident trafiku. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Exit mobile version