Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një plagosje në Tregun e Veturave në Fushë Kosovë.
Me këtë rast i dyshuari është arrestuar dhe është në mbajtje.
“I dyshuari për plagosjen që ka ndodhur sot në mëngjës në tregun e veturave është arrestuar për tentim vrasje”.
Ndryshe, viktima është duke u trajtuar në QKUK, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë, viktima më inicialët B.D është 45 vjeçar.