Site icon PrishtinaPress

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 45-vjeçarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar lidhur me vrasjen e raportuar më 20 Korrik 2019 te nënkalimi në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Siç ka bërë me dije Policia personi i arrestuar është N.B mashkull. Presoni i arrestuar aktualisht është duke u inetervsituar.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019 “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton ju informon se sot rreth orës 17:00 Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin: N.B mashkull/shqiptar/kosovar “, ka bërë me dije Policia e Kosovës.

Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.

Gjatë ditës së sotme Gazeta Express ka raportuar për këtë rast. Duke treguar se asnjë person nuk është arrestuar për vrasjen e Gani Ramës, 45 vjeçar, që ndodhi mesditën e së shtunës te nënkalimi, në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Viktima i përkiste komunitetit rom dhe ishte i pastrehë, gruaja dhe fëmijët i jetojnë në Gjermani.

Exit mobile version