Policia e Kosovës në Prizren njofton se sot ka arritur që ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin 31-vjeçar me inicialet O. M., dhe se hetuesit arritën që të gjejnë dhe sekuestrojnë armen me të cilën dyshohet se është përdor në rastin e vrasjes në tentativë.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q. (ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshjeje rreth procesit te divorcit në mes të vajzës se tij dhe të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet e ditur se rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF-në e Dragashit dhe më pas i njëjti ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.