Të mërkurën është arrestuar i dyshuari për grabitjen e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë më datë 01.09.2023, dhe bëhet e ditur se nga ai janë sekuestruar: një pistoletë me 12 fishekë, dy thika dhe një telefon.
I dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.