0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet i dyshuari për aksidentin në Stanovc ku mbeti i vdekur një këmbësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ku vdiq një këmbësor.

“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, njofton policia.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia mbrëmë kishte thënë se në bazë të informatave fillestare, viktima ishte i moshës 56 vjeçare i cili “dyshohet se është goditur nga një kamion në lëvizje, i cili nuk është ndaluar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img