Site icon PrishtinaPress

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë, kanosi një burrë dhe gjuajti me sëpatë drejt veturës së tij

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ka gjuajtur me sëpatë në veturën e viktimës mashkull.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull kosovar si dhe e kishte gjuajtur me një sëpatë duke i dëmtuar veturën. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version