Site icon PrishtinaPress

Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e zbulimit të mijëra eurove të falsifikuara para pak ditësh

Policia e Kosovës para tetë ditësh kishte realizuar një operacion ku ishin zbuluar dhe sekuestruar katër mijë e 700 euro që dyshoheshin se ishin të falsifikuara.

Për rastin në fjalë, ishte arrestuar një person i dyshuar me inicialet V.T., kurse tashmë janë zbardhur detaje të tjera.

Me anë të një njoftimi të sotëm, Policia tha se tashmë janë janë siguruar prova të reja, ku përmes video-incizimeve ku thuhet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër me inicialet F.Q.

Policia thotë se përmes provave ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i parë ka pranuar paratë e falsifikuara nga personi tashmë i dyshuari i dytë.

Prandaj, i njëjti është shoqëruar në Polici dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndaj banesës së tij, Policia ka realizuar një kontroll në qytetin e Pejës.

“Sot me datën 30.05.2023 është realizuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontrollimin e banesës së të dyshuarit (nr. 2) me iniciale (F.Q.) në qytetin e Pejës, të asistuar edhe nga Stacioni Policor në Pejë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“I dyshuari (nr. 2) me iniciale (F.Q.), është shoqëruar në stacionin policor në Pejë dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me aktvendim të prokurorit të shtetit nga PTH-Prishtinë dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”.

Exit mobile version