Në Istog është arrestuar një i dyshuar, i cili në gjendje të dehur fillimisht kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti e më pas ka shkuar tek Kuvendi Komunal i kësaj komune me qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit, por është ndaluar nga personat përgjegjës.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma-revole e llojit “Si Sauer” si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes.