Arrestohet Henri Çili, dyshohet se ka paguar gjyqtarë për të liruar bandën e Lazarat

80
Advertisement

Është arrestuar nga policia gazetari dhe botuesi i njohur, njëherësh dhe pronar i një Universiteti privat në kryeqytet, Henri Çili.

Advertisement

Ndalimi i tij është bërë nga policia e Tiranës gjatë mesnatës për llogari të policisë së Gjirokastrës.

Gjatë natës janë kryer kërkime tek shtëpia dhe bizneset e tij.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës, e cila kishte nisur hetimet që prej shtatorit të 2019.

Botuesi është kapur në përgjimet e prokurorisë dhe akuzohet për korrupsion pasiv dhe aktiv në drejtësi.

Dyshohet se Çili paguante gjyqtarë për të nxjerrë nga burgu bandën e Lazaratit.

Operacioni është në vijim dhe në përfundim të tij pritet të ketë dhe informacion zyrtar nga policia, ndërsa numri i të shoqëruarve nën cilësinë e personave që dyshohen për ushtrim të paligjshëm të gjyqtarëve dhe personave që kanë dijeni për këtë vepër penale është rreth 40. /OraNews/

PostAdssFotoja e reklamës