Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në një barnatore në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Në raport thuhet se vjedhjet kanë ndodhur më 13 shkurt 2023 dhe më 30 mars të po këtij viti. Pas një pune hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestoj të dyshuarin. Vlera monetare e dëmit për vjedhje në barnatore sillet rreth 520€.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrishtinaPress/