Site icon PrishtinaPress

Arrestohet Glauk Konjufca, ja çfarë paralajmëroi para arrestimit

Pas hedhjes së gazit lotsjellës sot në mbledhjen e Kryesisë është shfaqur deputeti i VV-së Glauk Konjufca, i cili pas një prononcimi për media është arrestuar menjëherë nga policia.
Ai i paralajmëroi të gjithë krerët e Qeverisë se më datën 1 shator të jenë të gatshëm për gjithçka që mund të ndodh atë ditë dhe se nuk do të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.

Konjufca tha se kadastra nuk përdoret si kriter për vendosjen  e kufijve dhe se kufijtë  nuk vendosen me parcela te kadastrave.
“Territori me apo pa vetëdije  nga qeveria po i jepet Malit të Zi,  kjo dmth qe komisioni  ka vendos kufinjë të ri shtetërorë dhe nuk ka pas mandat të vendos kufij të ri. Tradicionalisht ka ekzistuar kufiri në Kosovë dhe Mal te Zi, ata kanë sjell një kufi te ri dhe kjo është shkelje e Kushtetutë. Kërkoj që  kjo te mos hedhet fare në kryesi por ta anulohet krejt”, ka thënë Konjufca para se të arrestohet nga policia.
Madje ai i paralajmëroi krerët e vendit se nëse kjo ndodh, çkado që të ndodh atë ditë në sallë ose jashtë saj, përgjegjësinë do ta marrin zyrtarët qeveritarë.
“Une i kam paralajmërua ata qe nëse kjo hedhet në seancë atëherë çkado që të ndodh atë dite si në sallë ose jashtë kësaj përgjegjësin e marrin këta njerëz edhe çdo destabilizim i mundshëm që mund të ndodh, pasi këta njerëz po falin tokë e po shkelin kushtetutën”, shtoi ai më tej.
Ndërsa u ka kërkuar Policisë që të mos bëhen pjesë e  krimit  pasi siç tha ai, po e mbron Kosovën prej hajnave dhe matrapazëve.
“Gjithçka kam bërë me vetëdije  dhe këto veprime i kam bërë me bindjen e plotë për ta mbrojtur shtetin nga hajnat dhe matrapazat.
Argumentet e ekspertëve qe janë dhënë janë se Kosova po humb tokë dhe kjo është arsyeja qe po i bëjë dhe unë këto veprime”, ka përfunduar Konjufca./lajmi.net

Exit mobile version