Raportohet se është arrestuar një femër nën dyshimin se nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe kishte përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensional të Kosovës.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është raportuar se personi i dyshuari, femer/kosovare kishte përfituar në mënyre të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 90 euro, pas vdekjes së bashkëshortit dhe e njëjta nuk e kishte lajmëruar vdekjen e tij në gjendjen civile. Stacioni Policor-Gjakovë, me datën 13.12.2022 kanë arrestuar të dyshuaren. E njëjta pas konsultimit me Prokurorin kujdestar është liruar. Rasti kalon në procedurë të rregullt”. /Prishtinapress/