Një person është arrestuar ditën e djeshme në Gjakovë.
I dyshuari akuzohet për armëmbajtje pa leje.
‘’Me datën 13.12.2022, Stacioni Policor në Gjakovë, përmes rrugëve operative kishte pranuar informacion se i dyshuar A.I. banues në fshatin Babaj Bokës (i lindur në vitin 1999) shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.
Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve, është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë “20-she” me karikator dhe 15 copë fishekë, të së njëjtës armë, të cilën ai e posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Pas përfundimit të procedurave policore me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Prishtinapress/