Site icon PrishtinaPress

Arrestohet edhe personi i dytë për sulmin fizik ndaj kryeinspektorit të Punës për rajonin e Mitrovicës

Është arrestuar edhe personi i dytë për sulmin fizik të kryer ndaj kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliut.

Veriu.info mëson se i arrestuari është Behar Halili, i cili ndodhej në arrati prej muajit të kaluar, pasi që asokohe policia nuk kishte arritur ta arrestoj. Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se arrestimi i tij ka ndodhur pas një aksioni të policisë rajonale të Prishtinë në zyrën qendrore të MAB Sh.P.K., punëtor i të cilës kompani është i dyshuari për rrahje të kryeinspektorit Nexhat Fazliu.

I arrestuari Behar Halili që njihet me nofkën arusha, mësohet se është punëtor i biznesmenit Mentor Beqiri, pronar i kompanisë MAB Sh.P.K., të cilin kryeinspektori Nexhat Fazliu e kishte akuzuar si urdhërdhënës të sulmit brutal fizik ndaj tij.

Pas arrestimit policia të dyshuarin e ka dërguar sot në Gjykatë Themelore, e cila pritet të merr një vendim lidhur me masën fillestare ndaj tij.

Kujtojmë se edhe i dyshuari tjetër për bashkëpjesëmarrje në rrahje Mehmet Kurtaj që është arrestuar në muajin e kaluar ishte punëtor i kompanisë MAB Sh.P.K..

Gazeta online Veriu.info mëson se më parë është konfiskuar edhe vetura me të cilën dyshohet se është kryer sulmi fizik, e cila është konfiskuar në veri të Mitrovices.

Mësohet se të dyshuarit nga prokuroria ngarkohen për veprat penale vrasje në tentativë, sulm ndaj personit zyrtar dhe dëmtim të pasurisë shtetërore.

“Krimineli i arrestuar (M. K) dhe dy personat tjerë ne arrati, janë pikërisht punonjes të biznesit “MAB” SH.P.K. Unë si Udhëheqës i Inspektoratatit të Punës për Rajonin e Mitrovicës dhe Inspektoret e Punës, jemi kërcenuar edhe ne prezencën e Policëve lokal te Komunës se Mitrovicës (Stacioni Jugu)! Por edhe përkundër kërcenimeve dhe përcjellëjes së këtyre kriminele, në prezencë të Policëve, prapë policia lokale e Mitrovicës nuk i ka arrestuar personat dhe afaristin e njohur si Kriminel për Kontraband në Veri të Mitrovicës (Mentor Beqiri), lidhur me neglizhencen dhe mos reagimin e Policise eshte hapur rast edhe ne Inspektoratin e Policise. Sulmi im, është cilesuar nga ana e Prokurorit të shtetit si sulm ndaj përsonit zyrtar, Vrasje në tentativë dhe demtim i pasurisë Shtetërore!”, kishte shkruar ndër të tjera kryeinspektori i punës në Facebook muajin e kaluar.

“Presim denim të merituar për këta kriminel dhe urdhërdhënesin (Mentor Beqiri), nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjithashtu i falënderoj Njesinë për Krimeve të rënda të Policisë të Rajonit të Prishtinës, për punën e kryer në menyrë profesionale dhe me një trimeri të pa shoq, ku keta djem mua më motivojnë edhe më shumë që të jemë edhe më i përkushtuar në kryerjeen e detyrës zyrtare”, kishte përfunduar Fazliu shkrimin e tij të publikuar pas të arrestuarit të parë muajin e kaluar./Veriu.info

Exit mobile version