Site icon PrishtinaPress

Arrestohet edhe personi i dytë për plagosjen e tri javëve më parë në Pejë

Është arrestuar edhe personi i dytë për plagosjen e 13 qershorit në Pejë.

Në komunikatën e policisë bëhet e ditur se nё konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti ёshtё ndaluar pёr 48 orё.

“Më datë 13 qershor 2023 rreth orës 23:10, Policia është informuar se nё rrugën “ Ali Pashё Gucija ” nё Pejё ka tё shtёna me armё zjarri.Njёri nga personat e dyshuar ёshtё arrestuar nga njësitet Policore, ndёrsa i dyshuari tjetёr ndodhet nё arrati”.

“Pasi qё hetuesit e kanё intervistuar tё  dyshuarin nё prezencën e avokatit mbrojtës, nё konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti ёshtё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version