Edhe një arrestim në Mitrovicën e Veriut, sipas portalit serb “Kosovoonline”, njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë ndaluar sot një person N.O., i cili punon në një ndërmarrje komunale lokale.
Arrestimi ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve, kur forcat speciale të Policisë së Kosovës me automjete të blinduara rrethuan dhe më pas ndaluan personin N.O., raporton “Kosovoonline”.
Për momentin nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij./Paparaci.com