Është arrestuar edhe personi i tretë, i cili dyshohet se ishte pjesëmarrës në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Prokurorja e Shtetit, Ervehe Gashi.
“Është arrestuar edhe personi i tretë”, ka thënë Gashi.
Përndryshe, në lidhje me këtë rast, të premten dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si të dyshuar se kanë ndihmuar të armatosurit të kryejnë grabitjen.