Site icon PrishtinaPress

Arrestohet djali i Currit, dyshohet se kidnapoi një person për fajde e trafikim me drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot djalin e Ismet Osmanit i njohur si Curri, si të dyshuar për rrëmbimm, fajde dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge.

Ai dyshohet se ka kdinapuar një person për fajde dhe trafikim me drogë.

Reporteri.net ka mësuar se personi i arrestuar është Armir Osmani, djali i Ismet Osmanit i njohur si Curri, kushëri i afërt i presidentes, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit, Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur para të gatshme mbi 12 mijë euro të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të veprës penale si dhe substancë narkotike të llojit kokainë.

Arrestimi është bërë rreth orës 10:00 në lagjen Pejton në Prishtinë.

21-vjeçari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.

Exit mobile version