Site icon PrishtinaPress

Arrestohet dhe lirohet burri që u shpall dje në kërkim nga policia për vjedhje në Rahovec

Pas kërkesës së Drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë, për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “vjedhje” në një barnatore në qytetin e Rahovecit, tashmë i njëjti është kapur, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se ka arritur që për një kohë të shkurtër të sigurojë informacion për identitetin dhe vendndodhjen e tij.

I dyshuari B.S është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

‘Me datën 02.07.2024 është intervistuar i dyshuari me inicialet B. S., mashkull kosovar i lindur në vitit 1961, mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e vjedhjes së raportuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike’, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version