Policia e Kosovës, ka arrestuar një person dhe e ka dërguar në mbajtje, mbi dyshimet se ka shkaktuar aksidentin e djeshëm me fatalitet, në autostradën Arbën Xhaferi.
Aksidenti mes dy automjeteve ndodhi dje në mesditë, ku një nga viktimat pasi ishte dërguar për trajtim në QKUK, u konfirmua se ka ndërruar jetë.
”Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.