Site icon PrishtinaPress

Arrestohet Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në T7. Gjatë hyrjes së tij në emision ka ndodhur arrestimi nga Policia e Kosoves, të cilët ishin në kërkimin e tij. 

Hetimet policore ndërlidhen me sulmin e Molliqajt ndaj një zyrtari të Policisë së Kosovës të shtunën gjatë protestës së organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Rasti, i cili ndodhi para hyrjes së objektit qendror të Qeverisë së Kosovës, u incizua nga kamerat e mediave. Molliqaj, shfaqet duke goditur me shuplakë zyrtarin policor.

Exit mobile version