Është arrestuar kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.
Arrestimi i Molliqajt është bërë së bashku me disa zyrtarë të PSD-së në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, përcjell Telegrafi.
Para disa ore, aktivistët e PSD-së kanë hyrë në ambientet e ZRRE-së duke insistuar se nuk do t’i lëshojnë zyrat deri në publikimin e vendimit të fundit mbi tarifat e reja të rrymës.
Gjatë kësaj proteste, zyrtarë të PSD-së ia ndalin rrymën ZRRE-së në zyrat e saj.
Në zyrën e ZRRE-së kishte ardhur edhe Policia e Kosovës duke iu kërkuar zyrtarëve të PSD-së ta lirojnë hapësirën.
Ditë më parë, Bordi i ZRRE-së në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh. /Telegrafi/