Site icon PrishtinaPress

Arrestohet burri që u hodh me parashutë nga Kulla Eiffel

Një burrë është arrestuar në Paris pasi u hodh nga Kulla Eifel me parashutë.

Sipas Guardian, pak para orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, disa orë përpara hapjes së saj zyrtare, burri hyri në perimetrin e Kullës Eiffel. Ai u vu re shpejt nga rojet, por arriti në majë para se ta ndalonin.

Duke mbajtur parashutën në një çantë shpine, burri – i cili është një alpinist me përvojë – sapo iu afrua majës së Kullës Eifel, e cila është 330 metra e lartë, u hodh dhe u ul aty pranë. Ai u arrestua menjëherë nga autoritetet.

“Kjo lloj sjelljeje e papërgjegjshme rrezikon njerëzit që punojnë në Kullën Eifel, apo njerëzit që janë nën të”, tha kompania që menaxhon monumentin.

Për shkak të incidentit, Kulla Eifel u hap me vonesë. /Abc news

Exit mobile version