Site icon PrishtinaPress

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, Nol Nushi

Para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Nol Nushi.

 

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Lexoni postimin e Molliqajt në Facebook:

Para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes, Nol Nushi, për aktivitetet tona publike protestuese në të kaluarën.

Ky arrestim politik tregon që përndjekja politike e këtij regjimi nuk po ndalet. Merreni me mend, në kohën kur sovraniteti i Kosovës po cënohet në të gjitha anët nga strukturat kriminale të Serbisë, Qeveria e Kosovës është e preokupuar me hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të saj politik.

Ky regjim që arreston të rinj e të reja, anipse përditë po vërtetohet pafajësia e tyre në të gjitha rastet, do të bie shumë shpejt. Kosova do të ndryshojë dhe drejtësia do të jetë e pakompromis.

Exit mobile version